• e diel, 14 korrik 2024

Balancuesi do të pezullohet, në MAP 43 për qind e administratorëve janë nga komunitetet etnike

Balancuesi do të pezullohet, në MAP 43 për qind e administratorëve janë nga komunitetet etnike

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot në një konferencë për shtyp njoftoi se balancuesi do të pezullohet. Ky mjet digjital, siç tha ai, ka qenë subjekt i abuzimeve në të kaluarën.

Sipas Minçevit, në Ministrinë e Administratës Publike (MAP), nga numri i përgjithshëm i administratorëve të punësuar, 43 për qind janë nga komunitetet etnike dhe kjo është subjekt i rishikimit.

Според министерот, прв пат ќе се формира агенција за стручно усовршување и обука на административците, но се уште се размислува дали овој орган да биде дел од МЈА или од Владата.

"Balancuesi në të kaluarën ka qenë subjekt i abuzimeve. Kemi pasur raste kur maqedonasit etnik shkruheshin shqiptarë dhe ku shqiptarët etnikë shkruheshin maqedonas. Kemi pasur edhe raste kur pjesëtarët e bashkësive tjera etnike janë shkruar si maqedonas. Këtë mund ta konkretizoj edhe me rastin aktual, sipas sistematizimit të ri dhe numrit të të punësuarve në MAP të re, ku nga numri i përgjithshëm i të punësuarve që i përkasin administratës publike, 43 për qind janë nga komunitetet etnike. Balancuesi si mjet digjital do të ndërpritet. Shifrat do t'i referohen popullsisë rezidente sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021 dhe kështu do të zbatohet dhe tashmë është një punë e kryer. Sa i përket zgjidhjes së re ligjore që mund të prekë pikërisht këto ligje që po i tërheqim, përkatësisht Ligjin për nëpunlsit administrativ, Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, do të hapim debat dhe në bazë të atij debati do të japim zgjidhje ligjore. Por në këtë moment zgjidhja është e tillë", sqaroi Minçev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR