• e shtunë, 18 maj 2024

Bajdeni bisedoi me Netanjahun dhe përsëriti shqetësimin e SHBA-së shkaku i invazionit në Rafah

Bajdeni bisedoi me Netanjahun dhe përsëriti shqetësimin e SHBA-së shkaku i invazionit në Rafah

Uashington, 6 maj 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden sot në një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu ka përsëritur shqetësimin e SHBA-së për shkak të invazionit në Rafah, ku më shumë se një milion civilë janë strehuar nga pjesët e tjera të Rripit të Gazës dhe kanë kërkuar hapjen e menjëhershme të vendkalimit Kerem Shalom në Rripin e Gazës me qëllim ndihma humanitare të arrijë në atë enklavë palestineze, bëjnë të ditur mediat botërore.

Bajdeni tha se beson se arritja e armëpushimit me Hamasin është mënyra më e mirë për të mbrojtur jetët e pengjeve izraelite në Gazë, theksojnë agjencitë, duke cituar një zëdhënës anonim të Shtëpisë së Bardhë.

Biseda u zhvillua disa orë përpara se Bajdeni të priste mbretin e Jordanisë, Abdullahu i dytë për një drekë private në Shtëpinë e Bardhë.

Netanjahu dje hodhi poshtë presionin ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës në Gazë, duke thënë se nëse Izraeli detyrohet të qëndrojë i vetëm, do të qëndrojë i vetëm.

"U them liderëve botërorë: asnjë presion, asnjë vendim në asnjë forum ndërkombëtar nuk do ta pengojë Izraelin të mbrohet", tha ai, duke folur në anglisht dhe shtoi "kurrë më nuk është tani".

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR