• e hënë, 30 shtator 2024

Bajden për debatin: Isha i rraskapitur, ishte një natë e keqe

Bajden për debatin: Isha i rraskapitur, ishte një natë e keqe

Uashington, 6 korrik 2024 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden në intervistë për Ej-Bi-Si Njuz për përformancën e tij në debat, përsëriti se kishte kaluar një natë të keqe dhe u tha votuesve se do të luftojë në garën në vitin 2024 pavarësisht thirrjeve që të pensionohet. 

Bajden e dha intervistën pasi mbajti një fjalim të zjarrtë para një turme në Madison, Viskonsin, se disa demokratë po përpiqeshin ta detyronin atë të dilte nga gara pas debatit të tij kundër republikanit Donald Tramp.

Bajden përmendi një "ftohje vërtet të keqe" si arsye për belbëzimin dhe lodhjen e tij në debat pas dy udhëtimeve në Evropë.

"Isha i rraskapitur. Nuk i dëgjova instinktet e mia për sa i përket përgatitjes. Ishte një natë e keqe, tha ai.

Bajden tha se ai ishte pak i shpërqendruar nga fjalimi i Trampit kur mikrofoni i tij u fikur gjatë debatit.

"E lajova që kjo më spengonte. E kuptova se thjesht nuk e kisha nën kontroll, tha ai.

I pyetur nëse ai kishte kaluar një test të veçantë njohës, Bajden tha se nuk e kishte kaluar dhe "askush nuk tha se duhej ta bënte".

I pyetur nëse do t'i nënshtrohej një testi të tillë, ai tha: "Shikoni, unë kam një test njohës çdo ditë si president".

"Nëse siguroheni që nuk mund ta mposhtni Donald Trump, do të tërhiqeni? e pyeti prezantuesi para përfundimit të intervistës.

"Varet, varet nëse Zoti i Plotfuqishëm vjen dhe më thotë", ndoshta do ta bëj këtë", tha Bajden. ls/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR