• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fillon gjykimi i Le Pen për shkak të përvetësimit të mjeteve nga BE-ja

Fillon gjykimi i Le Pen për shkak të përvetësimit të mjeteve nga BE-ja

Paris, 30 shtator 2024 (MIA) - Marin Le Pen dhe nacionalistët e tjerë francezë të krahut të djathtë sot paraqiten në gjykatë në seancën hyrëse kundër tyre nën akuzën se kanë marrë mjete nga Parlamenti Evropian për zyrtarë që nuk ekzistojnë, informon DPA.

Përveç lideres shumëvjeçare të partisë Tubimi kombëtar, Le Pen, është akuzuar edhe babai i saj dhe themeluesi i partisë Zhan-Mari Le Pen. Akuza për përvetësim të mjeteve publike janë parashtruar kundër gjithsej 28 persona, sqarojnë nga DPA.

Marin Le Pen i ka mohuar vazhdimisht akuzat, të cilat i referohen periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2016. Akuzat i drejtohen edhe partisë "Kuvendi Kombëtar" dhe ndaj disa punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Bëhet fjalë për punësime fiktive të bashkëpunëtorëve të disa eurodeputetëve francezë, sqaron DPA. Pretendimi kryesor është se partia e Le Pen ka marrë para nga Parlamenti Evropian për stafin e personave të cilët aktualisht punojnë tashmë për partinë.

Shuma e përgjithshme arrin gati shtatë milionë euro, vëren DPA, duke shtuar se Marin Le Pen para një viti ka kthyer 330.000 euro në shtëpinë ligjvënëse të BE-së. Megjithatë, nga partia e saj kumtuan se pagesa e këtyre parave nuk është dëshmi për shkelje.

Nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të marrin deri në dhjetë vite burg, kumtoi DPA. Ata, gjithashtu, mund të ndalohen nga politika për pesë vjet, gjë që do të pengonte Le Pen të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR