• e martë, 01 tetor 2024

Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri në pjesën veriore të ishullit grek Pelopenez

Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri në pjesën veriore të ishullit grek Pelopenez

Athinë, 30 shtator 2024 (MIA) – Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri i madh në pjesën veriore të gadishullit grek Peloponez në afërsi të qytetit Ksilokastro, ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës, ndërsa sot në mëngjes situata është përmirësuar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mbrëmë vonë ka humbur gjurma e dy meshkujve të moshës 35 dhe 40 vjeç, të cilët sipas mediave greke kanë shkuar për të ndihmuar me zjarrin, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm janë gjetur dy trupa të djegur dhe me siguri janë të zhdukurit, por procesi i identifikimit do të vijojë.

Zjarri ka rënë dje në afërsi të Ksikolkastro, ndërsa për shkak të erës së fortë është përhapur me shpejtësi dhe ka marrë përmasa të mëdha.

Nga numri 112 për raste urgjente u dërguan disa mesazhe deri te banorët për evakuim të të paktën pesë fshatrave që janë në afërsi të zjarrit. 

Ndërhynë mbi 300 zjarrfikës me 15 ekipe këmbësorie, 110 automjete, si dhe pesë aeroplanë dhe katër helikopterë, si dhe ndihmuan vullnetarë dhe cisterna nga komunat.

Prefekti i Peloponezit, Dimitris Ptohos tha për “Katimerini” se bëhej fjalë për një zjarr që doli shpejt jashtë kontrollit për shkak të erës shumë të fortë, ndërsa sot intensiteti i erës është ulur dhe shuarja vazhdon. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR