• e premte, 22 nëntor 2024

Rama ka reaguar pas kaosit në parlament: Ne mbjellim, ata shkatërrojnë

Rama ka reaguar pas kaosit në parlament: Ne mbjellim, ata shkatërrojnë

 Tiranë, 30 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë kaos me sallën e Kuvendit  i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.

 "Duke ardhur këtu  më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate", tha Rama në takimin "Deputeti që duam".

 Më tej Rama tha se "politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë".

 "Sot nga ne pritet përgjegjësi, maturi dhe përkushtim politik ndaj reformave që përfshijnë vlerat evropiane. Besoj se mes këtyre dy pikëpamjeve, kuptohet jo absolute por relative, sot këtu ka një ndarje mes nesh, atyre që përpiqen të shërojnë, mbjellin... dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin", tha Rama.

 Ka reaguar edhe Niko Peleshi, koordinator i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe deri pak kohë më parë ministër i Mbrojtjes.

"Kuvendi duhet të jetë tempull i etikës dhe respektit të ligjit, jo skenë ku shkelet ligji me dhunë. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna", porositi Peleshi.

Foto: printskrin FB Rama 

 

QËNDRONI TË LIDHUR