Personi i akuzuar për përpjekjen për atentat ndaj Trampit është deklaruar i pafajshëm
- Burri 58-të vjeçar i akuzuar për komplot për vrasjen e kandidatit republikan presidencial Donald Tramp në fushën e tij të golfit në Florida, sot u shpreh se është i pafajshëm.
- Post By Sara Ademi
- 18:27, 30 shtator, 2024

Majami, 30 shtator 2024 (MIA) - Burri 58-të vjeçar i akuzuar për komplot për vrasjen e kandidatit republikan presidencial Donald Tramp në fushën e tij të golfit në Florida, sot u shpreh se është i pafajshëm.
Rajan Rut, i cili u arrestua në Florida më 15 shtator, u shpreh i pafajshëm për pesë akuzat federale me të cilat përballet dhe kërkoi gjykim nga juria. sa/