Plenkoviqi paralajmëroi samit për Ukrainën në Dubrovnik
- Kroacia në tetor do të organizojë takim të lidershipit të Evropës Juglindore dhe Ukrainës në Dubrovnik, për t'i dhënë mbështetje të plotë vendit të sulmuar.

Zagreb, 30 shtator 2024 (MIA) - Kroacia në tetor do të organizojë takim të lidershipit të Evropës Juglindore dhe Ukrainës në Dubrovnik, për t'i dhënë mbështetje të plotë vendit të sulmuar.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq në një intervistë për TV Blumberg, theksoi se qëllimi kryesor i samitit është të tregojë solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën nga një grup vendesh që kanë lidhje historike me popullin ukrainas.
"Duam t'i mbështesim në përpjekjet e tyre për liri dhe integritet territorial, por gjithashtu duam të shohim se si mund të sigurojmë funksionimin e mirë të ekonomisë ukrainase në rrethana që shpesh janë shumë të vështira", tha Plenkoviqi.