• e martë, 05 nëntor 2024

Ukraina publikoi se Rusia sulmoi mbrëmë me 73 dronë dhe tre raketa

Ukraina publikoi se Rusia sulmoi mbrëmë me 73 dronë dhe tre raketa

Kiev, 30 shtator 2024 (MIA) - Forcat Ajrore të Ukrainës sot kumtuan se kanë rrëzuar 67 nga 73 dronët dhe një nga tre raketat me të cilat Rusia mbrëmë sulmoi territorin ukrainas.

"Sulmi rus ndaj Kievit mbrëmë zgjati mbi pesë orë, kumtuan autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës. Informacionet vijnë nga një publikim në aplikacionin "Telegram" të kryetarit të Administratës ushtarake rajonale të Kievit, Sergij Popko.

Deri më tani nuk ka raporte për persona të lënduar apo dëme materiale.

"Sulmi i katërt ajror në Kiev! Si në sulmet e mëparshme, armiku përsëri përdori drone, me shumë gjasa "Shahed". Ata sulmuan Kievin, nga drejtime të ndryshme", shkroi Popko. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR