• e enjte, 27 qershor 2024

Bajden: Në protestat studentore për shkak të luftës në Gazë duhet të mbisundojë rendi

Bajden: Në protestat studentore për shkak të luftës në Gazë duhet të mbisundojë rendi

Uashington, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot deklaroi se e drejta për protestë është e drejtë e garantuar demokratike, por heksoi se rendi duhet të mbisundojë pas trazirave mes policisë dhe studentëve të cilët protestuan në kampuset universitare në SHBA për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Bajden në Shtëpinë e Bardhë tha se shprehja e mendimit të ndryshëm është me rëndësi thelbëssore për demokracinë, por theksoi se e drejta e protestës asnjëherë nuk guxon të shkaktojë trazira.

Ai shtoi se protestat studentore nuk e kanë shtyrë ta rimendojë qasjen e tij ndaj luftës në Rripin e Gazës.

Para më shumë se një jave presidenti amerikan i dënoi "protestat antisemitike" në universitetet amerikane dhe, siç theksoi, "ata të cilët nuk kuptojnë se çka po ndodhë me palestinezët".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer, dje tha se Bajden "e ndjekë me vigjilencë situatën" dhe se disa demonstrata universitare e kanë kaluar kufirin që e ndaj lirinl e shprehjes nga sjellja e paligjshme, duke e cekur shembullin në Universitetin Kolumbia, ku, sipas saj, studentët me dhunë e morën ndërtesën. ab/

Foto: Х skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR