Presidenti i Kenisë e tërhoqi ligjin për rritje të tatimit
- Presidenti i Kenisë, Uilliam Ruto sot paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë ligjin për rritje të tatimeve një ditë pas trazirave në të cilat demonstruesit hynë në ndërtesën e Parlamentit, me ç'rast jetën e humbën 22 persona.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:30, 26 qershor, 2024

Naitobi, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Kenisë, Uilliam Ruto sot paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë ligjin për rritje të tatimeve një ditë pas trazirave në të cilat demonstruesit hynë në ndërtesën e Parlamentit, me ç'rast jetën e humbën 22 persona.
Ruto theksoi se propozim-ligji ka shkaktuar "pakënaqësi të përgjithshme" dhe se i ka dëgjuar qytetarët dhe është "dakorduar" me ta. Ai protestën e quajti tradhtare.
Lideri i opozitës keniane, Rail Odinga e dënoi vrasjen e demonstruesve dhe forcën e ashpër të pushtetit dhe bëri thirrje për dialog. ab/