• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i diplomacisë izraelite e quajti presidentin turk "kriminel lufte"

Shefi i diplomacisë izraelite e quajti presidentin turk

Tel Aviv, 26 qershor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë izraelite, Izrael Kac, në një postim në platformën "X" e ka quajtur "kriminel lufte" presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Kac shënoi se Erdogan "njoftoi mbështetjen e tij për Hezbollahun kundër kërcënimit izraelit. Erdogan është një kriminel lufte që po vret kurdë të pafajshëm përgjatë kufirit sirian dhe po përpiqet t'i heqë Izraelit të drejtën për vetëmbrojtje kundër një organizate terroriste që po sulmon nga Libani me urdhër të Iranit".

Presidenti turk shprehu sot solidaritetin me Libanin për shkak të tensioneve në rritje me Izraelin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit të bëjnë të njëjtën gjë, raportoi televizioni shtetëror turk TRT Haber.

Në fjalimin e tij, Erdogan e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu "të sëmurë mendor". sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR