• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avokati Vasko Stojkov ende merret në pyetje në polici, padia penale do të parashtrohet kundër shoferit me të cilin Palevski shkoi në Turqi

Avokati Vasko Stojkov ende merret në pyetje në polici, padia penale do të parashtrohet kundër shoferit me të cilin Palevski shkoi në Turqi

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se akoma zgjatë marrja në pyetje e avokatit Vasko Stojkov, me të cilin Ljuppo Palevski, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, shkoi në Beograd.

"Avokati është marrë në paraburgim i cili ende po zgjatë në kuadër të mbajtjes 24-orëshe dhe kur të përfundojë, shërbimet do të vendosin çka më tutje", tha Spasovski në Ohër.

Lidhur me shoferin i cili e dërgoi Palevskin në Turqi dhe i cili u arrestua në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar afër Dojranit, Spasovski tha se do të parashtrohet padi penale.

"Në pajtim me atë që e kemi konstatuar, shërbimet më informuan se do të parashtrohet padi penale", deklaroi Spasovski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në SPB-Ohër. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR