• e enjte, 14 nëntor 2024

AUV: Kube supe potencialisht të pasigurta nuk janë hedhur në treg, është kryer një kontroll i jashtëzakonshëm

AUV: Kube supe potencialisht të pasigurta nuk janë hedhur në treg, është kryer një kontroll i jashtëzakonshëm

 Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot njoftoi se kubet e viçit potencialisht të pasigurt për supën e prodhuesit "Podravka", nuk janë lëshuar në qarkullim, e gjithë sasia e ruajtur në magazinën e importuesit.

 Lidhur me raportimet se në treg shiten produkte të pasigurta (kube për supë), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se produktet - kubet e viçit për supë të prodhuesit "Podravka", seria 0507241, me afat deri me 05.07.2025 dhe kub pule për supë seria 0307241, me afat ruajtje 03.07.2025, pas kontrollit të jashtëzakonshëm në magazinën e firmës importuese, është konstatuar se e gjithë sasia e importuar e produkteve me seritë dhe datat e treguara të skadencës nuk është vënë në qarkullim, përkatësisht produktet potencialisht të pasigurta ndodhen në depon e importuesit.                                                         

Bëhet fjalë për 2.400 copë kubë viçi për supë nga 120 gram secila të importuara më 15.07.2024 dhe po aq kubë pule për supë të importuara më 16.07.2024, të gjithë me seritë dhe afatet e treguara në njoftimin e marrë vonë të martën pasdite, përmes Sistemit të sinjalizimeve të shpejta për Ushqimin e pasigurt dhe Ushqimin për kafshët të BE-së (RASFF – Dritarja) me numrin e referencës 2024.5845. Një inspektor ushqimor i AUV-së, pas inspektimit të jashtëzakonshëm, i ka ndaluar operatorit ushqimor për shitjen e produkteve të përmendura dhe ka urdhëruar asgjësimin e tyre jo të dëmshëm në një deponi, sqarohet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR