• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autopsia e Vanjës dhe Pançevit ka përfunduar, priten raportet dhe urdhri për hetimin e të dyshuarve të tjerë

Autopsia e Vanjës dhe Pançevit ka përfunduar, priten raportet dhe urdhri për hetimin e të dyshuarve të tjerë

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Autopsia për 14-të vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe 74-të vjeçarin Pançe Zhezhoski në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë ka përfunduar, por raportet ende nuk janë gati, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup për MIA-n.

Raporti i autopsisë duhet të konfirmojë arsyet e vdekjes së Vanjës dhe  Pançes nga Velesi të cilët u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor, pas denoncimit të tyre për zhdukje më 27 nëntor, pra 24 nëntor të këtij viti.

Në paraburgimin 48-të orësh për këto raste aktualisht janë Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë pjesë e partisë e Djathta e të dyshuarit të parë, Lupço Paleski-Palço, i cili është në arratisje jashtë shtetit dhe për të u dha urdhër për kryerjen e hetimit dhe u lëshua urdhër arrest ndërkombëtar. 

Gjykata Penale në Shkup mbrëmë përcaktoi paraburgim të shkurtër prej 48-të orësh edhe për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski për shkak të rrezikut nga arratisja dhe ndikimi ndaj dëshmitarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurori publik i Shkupit Gavril Bubevski dje në konferencë për shtyp treguan për përfshirjen e babait të Vanjës në këtë rast. Njëherit tre të arrestuarit paraprakisht kanë thënë se ai i ka dhënë informacione të dyshuarit të parë në lidhje me lëvizjen e vajzës së tij.

Njohuritë fillestare të policisë dhe Prokurorisë janë se grupi ka dashur të zhvasë para nga nëna e Vanjës, por deri aty nuk ka arritur. Situata, siç theksoi prokurori Bubevski, ka dalë jashtë kontrollit kur nëna ka raportuar për zhdukjen e vajzës së saj dhe menjëherë pas kësaj i gjithë opinioni është ngritur në këmbë. Sipas prokurorit Bubevski, banori i Velesit është vetëm një “viktimë” i cili është përdorur për të marrë veturën e tij dhe për të përfunduar, siç tha ai, "të gjithë punën kriminale". Motivi i vrasjes së tij, siç shtoi ai, janë marrëdhëniet debitore-kreditore me njërin nga të dyshuarit.

"Pançe i kishte borxh 500 euro njërit prej të dyshuarve dhe kështu ishte zgjedhur si viktimë për të marrë veturën për të kryer grabitjen. Kjo është ajo që kemi si vijë se pse është bërë fillimisht rrëmbimi dhe vrasja e Pançes, për të përfunduar këtu gjithë punën kriminale", tha Bubevski.

Përveç hetimit për Palevskin, pritet kallëzim penal edhe për të dyshuarit tjerë, pas së cilës do të fillojë hetimi. Me këtë, prokuroria publike do të kishte mundësi të kërkonte përcaktimin e masave të reja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR