• e hënë, 23 dhjetor 2024

Atanasovska për MIA-n: Nuk ka më profesione të meshkujve dhe femrave, ka femra edhe në zdrukthëtari

Atanasovska për MIA-n: Nuk ka më profesione të meshkujve dhe femrave, ka femra edhe në zdrukthëtari

Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Nuk ka më profesione të meshkujve dhe femrave, ka femra tashmë edhe në zdrukthëtari. Kemi grua zhdrukthëtare, ka përfunduar arkitekturën dhe dizajnmin dhe është regjistruar tek ne si grua sipërmarrëse zejtare. Në gëzon fakti që tashmë nuk kemi ndarje të profesionave dhe nuk ka paragjykime se duhet një grua të udhëheq për shembull një biznes të caktuar, si estetiste, ndërsa një burrë të drejtojë një biznes tjetër, si për shembull automekanik. Tashmë ndërrohen edhe qëndrimet, megjithatë duhet akoma shumë kohë të vijmë deri në rrugën e vërtetë në pjesën e sipërmarrësisë së grave.

Këtë e theksoi sot Aneta Atanasovska, drejtoreshë ekzekutive në Odën e zejtarëve - Shkup, në një deklaratë për MIA.

Ajo sqaroi se problemet më të mëdha të grave sipërmarrëse janë detyrimet e mëdha administratiove që duhet t'i udhëheqin në zhvillimin e biznesit.

"Ata duhet t'i kryejnë ato, dhe kanë përgjegjësi shtesë në familje, duhet të bëjnë vërtet të pamundurën që biznesi të jetë i suksesshëm dhe të bëjnë një ekuilibër mes familjes dhe drejtimit të një biznesi. Gjithashtu, ato kanë nevojë për trajnime shtesë në pjesën e drejtimit të një biznesi, formimit të çmimeve, sepse, patjetër, gratë që hyjnë në sektorin e zejtarisë, nuk kanë trajnime shtesë në pjesën ekonomike të drejtimit të një biznesi. Diçka e tillë është e nevojshme për ta, në mënyrë që të vazhdojnë me sukses aktivitetin. Ata kanë nevojë edhe për mbështetje financiare, për t'u ndihmuar nga shteti në formën e kuponëve. Ajo theksoi për trajnime për rikualifikim, trajnime të mëtejshme, për drejtimin e një biznesi.

Me kërë rast, theksoi se një pjesë e grave, që janë në mjediset rurale, ende përballen me kuptime  tardicionale, lidhur me atë që gruaja duhet të dalë nga shtëpia dhe të jetë e pavarur financiarisht. 

shtoi se ato barriera duhet të thyhen dhe gruaja të bëhet e pavarur, të mund të hyjë lirisht në tregun e punës dhe të bëjë atë që është e gatshme të bëjë, për të sjellë përfitim ekonomik për veten dhe familjen e saj. 

Fatmirësisht, tha ajo, numri është në rritje, një numër i madh i grave inkurajohen të hapin biznes përmes një pjese të programeve të vetëpunësimit përmes Qeverisë, të cilat zbatohen nga Agjencia e punësimit çdo vit.

Të ftuar në konferencë janë përfaqësues të organizatave nga vendi, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Ukraina dhe Serbia. Konferenca mbështetet në kuadër të projektit “Mbështetje për sipërmarrjen e grave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën”. Përvojat do të ndahen mes pjesëmarrësve, do të ketë edhe një panel diskutimi, si dhe do të jepen diplomat e masterit për dy kualifikime, mjeshtër parukeri dhe mjeshtër estetist, duke marrë kështu arsimin formal. Atanasovska njoftoi se nëntëdhjetë për qind e mjeshtrave janë femra sipërmarrëse, duke shprehur kënaqësinë me realizimin e projektit.

Valentina Maneva, punon që 17 vite si estetiste nga Kavadari, ka biznesin e saj, ndërsa sot merr diplomë si mjeshtre. 

"Është një titull që duhet ta zotërojë çdo estetist i suksesshëm. Gratë kanë treguar se mund të jenë të suksesshme në drejtimin e një biznesi. Mesazhi im për gratë është që të përmirësohen, t'ua përcjellin njohuritë gjeneratave të ardhshme", nënvizoi ajo në një deklaratë për MIA-n, duke falënderuar Odën e zejtarisë. 

Në konferencën ndërkombëtare me temë “Sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse” në të cilën marrin pjesë gratë sipërmarrëse, do të shkëmbehen përvojat në fushën e zejtarisë, me shkëmbimin e përvojave për përballimin e krizave me të cilat jemi përballur në periudhën e kaluar, shëndetësia, kriza ekonomike dhe ushtarake.

Në këtë aktivitet do të ndahen edhe pllakata për tre gra sipërmarrëse në industrinë artizanale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR