• e shtunë, 19 tetor 2024

Asambleja e përgjithshme e KB-së nesër do të debatojë për ndihmën humanitare në Gazë

Asambleja e përgjithshme e KB-së nesër do të debatojë për ndihmën humanitare në Gazë

Nju-Jork, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e KB-së do të mblidhet nesër që të flasë për krizën humanitare në Gazë, njoftuan zyrtarët dhe diplomatët pasi SHBA-ja javën e kaluar i vendosi veto rezolutës së Këshillit të Sigurisë për Armëpushim. 

Mbledhje speciale të Asamblesë së Përgjithshme thirrën për të martën pasdite përfaqësuesit e Egjiptit dhe Mauritanisë"si kryesues me Grupin arab dhe kryesues me Organizatën për Bashkëpunim Islamik". 

Sipas burimeve diplomatike, Asambleja e Përgjithshme, rezolutat e së cilës janë jodetyruese, pritet që në takim të votohet për tekstin e rezolutës për armëpushim. Në draft-tekst bëhet thirrje për "armëpushim humanitar urgjent" si dhe "lirim urgjent dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve".

Të premten, SHBA-ja e bllokoi rezolutën për armëpushim, e cila erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh thirri mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, me zbatim të nenit të shfrytëzuar rrallë nga Konventa e KB-së me të cilën do të kthehet vëmendja e KS-së drejt "çdo çështjeje që, sipas tij, mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare". 

"Autoritetei dhe besimi" i organit janë "minuar seriozisht" nga përgjigja e tij e vonuar për luftën, tha më vonë Gutereshi. fc/

Fotografia: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR