• e premte, 28 qershor 2024

Arsovska inspektoi punët ndërtimore në rrugën në Shuto Orizare

Arsovska inspektoi punët ndërtimore në rrugën në Shuto Orizare

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot ka inspektuar punët ndërtimore në rrugën 40 të "Brigadës maqedono- kosovare" që kryhen në bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Shuto Orizares.

"Ekipet e NP Rrugë dhe rrugica Shkup me urdhër të Qytetit të Shkupit kanë filluar aktivitetet ndërtimore, ndërsa me realizimin e këtij projekti dhe tashmë rruga e përfunduar 38, përmirësohet infrastruktura në komunë dhe zgjidhen problemet afatgjate në këtë pjesë të qytetit", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit, siç theksohet në kumtesë, përgatitet që të fillojë punët ndërtimore edhe në rrugën 50 me çka mundësohet përmirësimi i një pjese të rrugëve që janë me rëndësi jetike për qytetarët e kësaj komune.

 

QËNDRONI TË LIDHUR