• e martë, 06 gusht 2024

Arrestohet një person nga një fshat i Prilepit për shkaktim të zjarrit

Arrestohet një person nga një fshat i Prilepit për shkaktim të zjarrit

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarrin, nëpunës policor nga DPB- Prilep dhe nga Stacioni Policor për mbikëqyrjekufitare - Staravinë në Qendrën Rajonale për çështje kufitare Jug, dje kanë privuar nga liria G.K., në moshën 54 vjeçare nga fshati Shtavicë.

"Rreth orës nëntë i ka vënë zjarrin barit të tharë në oborrin e shtëpisë së tij, pas së cilës zjarri është përhapur edhe në parcelat fqinje. G.K. është gjetur nga nëpunësit policor gjatë shuarjes së zjarrit dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar veprën, shkruhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Zjarri është shuar nga nëpunës policor, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer kontrolli dhe personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim për veprën penale “shkaktim të rrezikut publik”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR