• e mërkurë, 07 gusht 2024

QMK: Shtatë zjarre aktive për momentin, gjashtë janë nën kontroll

QMK: Shtatë zjarre aktive për momentin, gjashtë janë nën kontroll

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Deri në orën 13, sot janë evidentuar gjithsej 16 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, shtatë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, tre janë shuar, kumtoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Siç informoi Angellov, aktive janë zjarret në komunat Makedonski Brod - një afër fshatrave Tazhevë dhe Breznicë - krahu drejt Jasenit, i dyti afër fshatit Sllatinë, Ohër - në territorin e Galiçicës, Çashka - afër fshatrave Papredishtë dhe Oreshe, petrovec - afër fshatit Gradmanci. Më pas, zjarri në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër - Ilinska Pllanina, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Malo Ilino dhe Brezhani. Aktiv është edhe zjarri në rajonin e komunave Bogdanci dhe Dojran, afër fshatit Furka.

Nën kontroll janë gjashtë zjarre në komunat Dellçevë, Ohër, Pllasnicë, probishtip, Studeniçan dhe Zelenikovë.

Janë shuar tre zjarre. Një në territorin e komunës Vallandovë - afër fshatit Pirava, dy në rajonin e Gostivarit - afër lagjes Pitarnicë dhe fshatit Gradec. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR