• e mërkurë, 07 gusht 2024

Takim i drejtorëve të Drejtorisë doganore dhe Drejtorisë për të ardhura publike - fokusi kryesor integrimi i sistemeve të dy institucioneve

Takim i drejtorëve të Drejtorisë doganore dhe Drejtorisë për të ardhura publike - fokusi kryesor integrimi i sistemeve të dy institucioneve

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski dhe drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Elena Petrova, sot kanë mbajtur takim në të cilin është theksuar nevoja e koordinimit më të madh, shkëmbim të të dhënave dhe ndërlidhjes së sistemeve mes dy institucioneve, janë me qëllim shkatërrimin e ekonomisë gri, njoftojnë nga Drejtoria doganore.

Në komunikatë thekson se dy institucionet punojnë në avancimin e kushteve për zhvillim të biznesit, si dhe për luftim të ashpër kundër ekonomisë gri, duke u fokusuar në integrimin e mëtutjeshëm të sistemeve të Drejtorisë doganore me sistemet e Drejtorisë për të ardhura publike.

"Firmat që punojnë në kuadër të ekonomisë joformale druajnë të hyjnë në radarin e shërbimeve doganore dhe tatimore, ndërsa detyra jonë është që t'i shkatërrojmë dukuritë e tilla. Në këtë mënyrë mundësojmë kushte më të mira për konkurrencë korrekte, investime më të mëdha në prodhim dhe të ardhura përfundimisht më shumë në Buxhet", theksoi drejtori i Drejtorisë doganore, Nikollovski. mb/

Foto. Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR