• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI kërkon veting ndërkombëtar për korrupsion të lartë

BDI kërkon veting ndërkombëtar për korrupsion të lartë

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka mbledhur kryesinë e ngushtë të partisë për të përgatitur mbledhjen e nesërme të kryesisë qëndrore.

Gjatë këtij takimi, sip thuhet në kumtesëne  BDI-së është diskutuar gjerësisht për propagandën falco dhe akuzat për korrupsion të nivelit të lartë.

Si parti, jemi të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në një betejë për përfitime ditore dhe partiake, por të jetë në shërbim të zbulimit të së vërtetës dhe ndalimit të këtij fenomeni të dëmshëm.

"Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha partitë politike, veçanërisht ato që janë në pushtet, të kërkojnë menjlherë  nga  komunitetin ndërkombëtar  monitorues për një vetting tërësor dhe gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit. Ky hap është thelbësor për të rritur transparencën dhe për të rivendosur besimin e qytetarëve. Refuzimi i kësaj kërkese urgjente do të dëshmojë se akuzat  e  rreme përdoren vetëm për të mbuluar veprimet tuaja, por edhe mungesën e guximit për t'u ballafaquar me të vërtetën rreth korrupsionit në vend. Ne kërkojmë nga partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojë tani për të mbështetur këtë proces", qëndron në kumtesën e BDI-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR