• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Për Korridorin 10 kërkojmë të njëjtat kushte si për Korridorin 8, prioriteti ynë është t'u ndihmojmë kompanive

Dimitrieska-Koçoska: Për Korridorin 10 kërkojmë të njëjtat kushte si për Korridorin 8, prioriteti ynë është t'u ndihmojmë kompanive

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve kanë qëndrim të njëjtë, por flasim ndryshe në aspektin terminologjik. Unë jam ekonomist, kryeministri është inxhinier mekanik, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve është jurist. Duhet të shohim thelbin, se për Korridorin 10 kërkojmë kushte të njëjta, grante, mjete, si për Korridorin 8. Pra, kërkojmë që mjetet, ashtu siç kanë qenë të aprovuara për Korridorin 8, të jenë të njëjta edhe për Korridorin 10. Nëse do të thuhet se është një ridedikim, është çështje teknike, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Dimitrieska-Koçoska theksoi se qëllimi i Qeverisë për momentin është të ndihmojë kompanitë duke ulur kostot e tyre të transportit.

Sipas saj, Korridori 8 tashmë nuk është prioritet sepse, me buxhet të kufizuar dhe burime të pamjaftueshme, nuk marrim vlerë të shtuar prej tij.

"Për mua është e pakuptueshme që kemi qëndrime të ndryshme me kryeministrin. Qëndrimet tona janë të njëjta, por unë flas me fjalor ekonomik. Terminologjikisht, flasim ndryshe sepse unë jam ekonomist, kryeministri është inxhinier mekanik, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve është jurist. Së pari duhet të përfundojmë projektin e Korridorit 8. Ka pasur tender në Ministrinë e Financave dhe ai duhet të përmbyllet. Më pas duhet të thuhet "pranojmë ose jo". Ajo që e flasin ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe kryeministri është se ne nuk do ta pranojmë këtë sepse për momentin nuk është prioriteti ynë. Nga Korridori 8 në këtë moment, me buxhet të kufizuar dhe burime të pamjaftueshme, nuk marrim vlerë të shtuar. Ne kemi kompani që marrin produkte në portin e Selanikut dhe në këtë moment i transportojnë ato me kamionë, gjë që kushton shumë, hekurudha është shumë më e lirë. Nëse ndihmojmë në pjesën e Korridorit 10, që të mund të bëjmë transportin siç duhet, do të ulim koston e transportit për kompanitë. Ne u ndihmojmë atyre meqë në vitin 2026, me dekarbonizimin, ata do të duhet të paguajnë gjoba shtesë për produktet që i eksportojnë. Tani po përpiqemi të kompensojmë, në këtë pjesë të ulim kostot në mënyrë që në fund balanci të jetë zero pozitive, në mënyrë që të mos u ndryshohen çmimet e shitjes ndërmarrjeve", tha ministrja.

Ajo është decide se duhet t'i jepet prioritet biznesit që e mbush Buxhetin dhe nga i cili, siç u theksua, varen shumë vende të punës.

"Me Korridorin 8 do të lidhim Durrësin dhe Burgasin. A njihni dikë nga atje që sjell produkte në Maqedoni? Jo. Kilometrazhi është shumë i madh edhe deri në Durrës edhe deri në Burgas në raport me Selanikun. Duhet t'u japim prioritet kompanive tona dhe t'ua ulim kostot e tyre sepse në kohën e duhur, për shkak të dekrabonizimit, do t'u rriten. Askush nuk po thotë se Korridori 8 nuk është i rëndësishëm për ne, por kur keni mjete të kufizuara, është normale që së pari të ndihmoni biznesin që po mbush Buxhetin, e më pas të përqendroheni në Korridorin 8. Ky korridor sigurisht nuk do të mbetet prapa dhe nuk do të ndodhë kurrë që të mos e bëjmë, por ne po japim më të mirën në kushtet e buxhetit të kufizuar për të ndihmuar aty ku duhet", nënvizoi Dimitrieska-Koçoska.

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR