• e martë, 09 korrik 2024

Arrestohet një kontrabandistë i 12 emigrantëve nga Nepali

Arrestohet një kontrabandistë i 12 emigrantëve nga Nepali

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Në fshatin Orashec të Kumanovës, forcat policore nga njësia mobile për masat kompensuese pranë Departamentit për punë kufitare dhe migrime, sot e privuan nga liria I.I (19) nga fshati Sllupçan, Likovë, sepse në automjetin "transportues folksvagen" me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 12 emigrantë nga Nepali.

"Rreth orës 02:20 në autostradën 'Miqësia', pjesa Tabanoc-Kumanovë, forcat policore dhanë shenjë për ndalim të automjetit, por shoferi nuk ndaloi dhe vazhdoi me lëvizje, u shkyç nga autostrada në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë dhe pasi arriti në fshatin Orashec, hyri në një fushë, pas çka ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të ikë. Ai është kapur së shpejti dhe në automjet janë gjetur emigrantët", sqaron MPB.

Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim adekuat. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR