Arrestohet një banor i Likovës, me BMV ka ngarë 96 km/h në vendin ku është e lejuar 40 km/h
- Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Kumanovë, dje në orën 16:25, e privuan nga liria L.I.(22) nga fshati Likovë.

Shkup, 26 prill 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Kumanovë, dje në orën 16:25, e privuan nga liria L.I.(22) nga fshati Likovë.
Siç kumtuan sot nga MPB-ja, Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor u konstatua se ka drejtuar automjetin e pasagjerëve „bmv“ me shpejtësi prej 96 kilmetra në orë në zonë banimi ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297А të Kodit Penal - „drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik“. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s