• e premte, 05 dhjetor 2025

Prokuroria pret aktvendim dënues dhe konfiskim të pronës së të akuzuarve në rastin "Aditiv"

Prokuroria pret aktvendim dënues dhe konfiskim të pronës së të akuzuarve në rastin

Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Prokuroria pret aktvendim dënues dhe konfiskim të pronës së të akuzuarve në rastin "Aditiv", për shkak të dyshimit të bazuar për bashkim kriminel dhe larje parash. Prokurorja publike, Natasha Pop Trajkova sot deklaroi se sidponojnë me mjaft materiale dhe dëshmi verbale të cilat do ta tregojnë fajin e të akuzuarve. Lidhur me faktin që në rast janë akuzuar familje të tëra, tha se është ashtu sepse përmes llogarive apo ndërmarrjeve të tyre janë kryer transaksione fiktive, ndërsa për hetimin për kryetaren e KSHPK-së, Tatjana Dimitrievska, tha se është në rrjedhë dhe prokuroria po analizon një numër të madh të të dhënave elektronike.

Pas përfundimit të seancës së parë të gjykimit që u mbajt në sallën digjitale gjyqësore pranë INP Idrizovë, prokurorja publike Natasha Pop Trajkova deklaroi se prokuroria do ta dëshmojë pakujdesinë mirale të sistemit të menaxhimit me SHA EMV në kohën kur të akuzuarit i kryeinin detyrat e tyre zyrtare dhe tha se shpresojnë jo vetëm për aktvendim dënues, por edhe aktvendim me të cilin do të bëhet konfiskimi i pronës.

Lidhur me kërkesën që të gjykohet në mungesë ish-drejtori Vasko Kovaçevski, ajo u përgjigj se është ashtu sepse ekzistojnë shkaqe posaçërisht të rëndësishme për atë.

Shtoi se kundër këtij të akuzuari, edhe në këtë procedurë, edhe në një procedurë tjetër që po zhvillohet në PTHPNKOK, janë shpallur edhe fletë-arreste ndërkombëtare dhe pas gjetjes së të njejtit, siç tha "shpresojmë se nga ana e organeve të MPB-së në bashkëpunim me partnerët e vet të huaj për të njejtin do të kërkohet ekstradimi".

Për faktin që në rast ka të akuzuar familje të tëra, ajo tha se është ashtu për shkak se përmes llogarive apo përmes personave juridik të cilët posedonin në pronësi të tyre janë bërë transaksione fiktive.

Për hetimin lidhur me kryetaren e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Tatjana Dimitrievska, prokurorja theksoi se "hetimi është në rrjedhë" dhe se "bëhet fjalë për numër të madh të të dhënave elektronike".

Në gjykimin e sotëm për rastin "Aditiv" të gjithë të akuzuarit u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, përderisa, Prokuroria theksoi se ka dëshmi të fuqishme dhe se do ta dëshmojë fajin.

Rasti "Aditiv" ka të bëjë me hetimin për keqpërdorim të furnizimeve publike dhe larje parash lidhur me furnizimin e aditivëve për thëngjill për nevojat e SHA EMV - Filiali REK "Bitola" dhe REK "Osllomej". 

Të akuzuar janë mbi 30 persona fizik dhe pesë persona juridik, mes të cilëve edhe nëpunës të lartë nga sektori energjetik. TË akuzuar në rast janë Vasko Kovaçevski, Vasko Stefanov, Maja Jordanova, Adrian Muça, Danço Stojanovski, Nebojsha Stojanoviqm Pece Matevski, Milica Stojanoviq, Peco Stojanovski, Mirko Stojanoviq, Ranko Stojanoviq, Dragan Siljanovski, Pece Çaleski, Zoran Naumovski, Snezhana Makarioska, Mira Vasilevska, Vllado Miceski, Stojan Mickoski, Nexhbudin Nuredini, Dragan Çakaroski, Dijana Saveska, Vllatko Aelskovski, Aleksandra Stojanovska, Igor Aleksovski, Velimir Aleksovski, Suzana Aleksovska, Tosho Mateski, Zllatko Tërpeski, Vasko Josifovski dhe Aleksandar Paskov.

I akuzuari Kovaçevski do të gjykohet në mungesë sepse nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes. Ndërsa për të akuzuarin Sasha Kërstevski, gjykata sot solli vendim procedura të zhvillohet ndaras, për shkaqe shëndetësore.

Të akuzuar janë edhe pesë persona juridik mes të cilëve "Hem Alijans SHPKNJP Negotinë", "Dadi Trejd SHPKNJP Veles", "Kontraksi kompani" dhe ordinanca stomatologjike nga Velesi. Përfaqësuesit e tyre sot, gjithashtu, deklaruan se personat juridik nuk kanë faj.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 26 qershor në orën 9:30. Procesin e udhëheqë gjykatësja Daniella Dimovska. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR