Siljanovska-Davkova nga Forumi i Astanës: Bëra thirrje për reforma themelore të organizatës botërore, është koha për grua Sekretare e Përgjithshme e KB-së
- Ju falënderoj nga zemra për mundësinë që më dhatë të mbj fjalim në Forumin e Astanës, para njerëzve që me njohuritë, vizionet dhe aftësitë e tyre si burrë shteti kanë potencialin ta ndryshojnë botën, ka shkruar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në profilin e saj në Fejsbuk.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:18, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Ju falënderoj nga zemra për mundësinë që më dhatë të mbj fjalim në Forumin e Astanës, para njerëzve që me njohuritë, vizionet dhe aftësitë e tyre si burrë shteti kanë potencialin ta ndryshojnë botën, ka shkruar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në profilin e saj në Fejsbuk.

"Sistemi shumëpalësh i bazuar në rregulla po shkatërrohet nën peshën e multipolaritetit në rritje. Duket se po bëjmë një hap prapa, drejt një rendi botëror më të vjetër, atij të Makiavelit, Hobsit dhe Klauzevicit, ku rregullat zëvendësohen me fuqi", postoi Siljanovska-Davkova në FB.

Në hapjen e Forumit Ndërkombëtar të Astanës 2025, ka shkruar presidentja e RMV, kërkova reforma themelore të organizatës botërore.
"Është koha për grua për Sekretare të Përgjithshme të KB-së. Në një botë të dominuar nga burra të fortë me armë, na duhen gra të forta me mençuri", postoi Siljanovska-Davkova.
Foto: FB i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova
