Mickoski: Opozita të përfshihet në lobimin në PE për Maqedoninë, Mucunski do të ketë takim me Marko Rubion
- Kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Kuvend, për përpjekjet e Qeverisë për zhbllokim të eurointegrimeve, i bëri thirrje opozitës të lobojë së bashku me Qeverinë tek eurodeputetët që të votohet raporti për vendin, i cili prëfshin identitet të veçantë shumëshelullor maqedonas lidhur me kombin dhe gjuhën maqedonase.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:37, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Kuvend, për përpjekjet e Qeverisë për zhbllokim të eurointegrimeve, i bëri thirrje opozitës të lobojë së bashku me Qeverinë tek eurodeputetët që të votohet raporti për vendin, i cili prëfshin identitet të veçantë shumëshelullor maqedonas lidhur me kombin dhe gjuhën maqedonase.
Mickoski, me atë rast për ndryshimet kushtetuese potencoi se përderisa nuk ka maqedonas në Komitetin bullgar për pakicat, nuk ka zhvendosje asnjë milimetër nga pozitat tona.
Kryeministri theksoi se sfida me ndryshimin e Kushtetutës për përfshirje të një pjese të bashkëqytetarëve tanë të cilët për vete thonë se janë pjesëtarë të komunitetit bullgar, në mënyrë që vendi të mund ta mbajë Konferencën e dytë ndërqeveritare e ka pranuar qeveria e kalaur me pranimin e "Propozimit francez" dhe ky është, tha, fakt, ndërkaq Qeverisë së tnaishme i mbetet të bëjë strategji se si të tejkalohet kjo pa u ëejuar kërkesa të reja.
"Si Qeveri, kur e keni këtë përpara jush, uleni dhe përgatisni një strategji, dhe thoni se a jemi në këtë lojë për t’u gjetur në vijën e nisjes apo për ta përfunduar garën. Nëse shikoni në mënyrë shtetërore dhe më gjerë, atëherë pyesni çfarë fitojnë qytetarët dhe shteti, duke pasur parasysh se ministri i Punëve të Jashtme i fqinjit tonë lindor tha se ky është vetëm fillimi, e jo fundi i kërkesave, do të shohim çfarë do të ndodhë më tej. Kur e keni këtë fakt para vetes, atëherë është logjike të krijoni një strategji për të ardhmen dhe si qeveri po krijojmë një strategji për më tej", tha kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se tani e kemi testin e parë, e ai është nga ana e vendeve anëtare të BE-së të miratohet dokumenti për të drejtat e pakicave i prëgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe, thotë, të shohim se si do të reagojë fqinji ynë lindor Bullgaria. Momenti i dytë është, thotë, Raporti i raportuesit për vendin në PE, Tomas Vajc, i cili pritet të votohet në korrik.
"Por, para kësaj ka një hyrje tjetër dhe ky është raporti i raportuesit për gjendjet këtu në Maqedoni, i cili të mërkurën do gjendet para eurodeputetëve, ku do të flitet për identitetin e veçantë dhe shumëshekullor maqedonas dhe për gjuhën e veçantë maqedonase, që janë të lidhura me kombin, e jo me territorin e shtetit – dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ka maqedonas në mbarë botën. Do të shohim si do të sillen deputetët që vijnë nga Bullgaria. Nga ajo që kemi si informacion dhe nga amendamentet e dorëzuara, nuk jam optimist për sjelljen e tyre proevropiane por i ngjan më shumë kushteve të Mesjetës. Në këtë raport thuhet se kemi një identitet maqedonas të veçantë, të ndryshëm nga i tyre, jo pas vitit 1945, por shekuj më parë, si dhe një gjuhë maqedonase dhe nëse ky nuk është problem, atëherë eurodeputetët kanë mundësi dhe atje votohet me shumicë, jo unanimisht – prandaj kërkoj nga opozita, e cila është pjesë e disa familjeve politike që kanë eurodeputetë, të lobojnë në drejtim të pranimit të këtij raporti", potencoi kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se në atë mënyrë për herë të parë në historinë e Parlamentit evropian në raport do të përfshihet identiteti i veçantë shumëshelullor maqedonas lidhur me kombin dhe me gjuhën maqedonase votimi i të cilit duhet të jetë në korrik.
"Në Bullgari ekziston një Komitet në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues të pakicave si Romët, Turqit dhe Armenët, e nuk e meritonim edhe ne Maqedonasit – që kemi 14 aktgjykime në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg – një vend në atë komitet, kurse ata paskan merituar vend në Preambulën tonë. Derisa të mos shoh aty një Maqedonas që është pjesë e atij komiteti – për çka të gjithë duhet të punojmë, nuk do të lëviz as një milimetër derisa të jem kryeministër i kësaj qeverie", deklaroi kryeministri Mickoski.
Ai paralajmëroi edhe se ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili ndodhet në SHBA në shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, për më pak se tre orë do të ketë takim bilateral me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio.
Spasovski vlerësoi se është mirë PE-ja të sjellë vendim me të cilin do të pranohet gjiha dhe identiteti maqedonas dhe shfaqi bindje se partia e socialistëve evropian do të japë mbështetje për raportin për vendin. ab/
Foto: МIА Arkivi