Arrestohet kriminel i kërkuar me urdhërarrest
- Nga policiia e Tetovës dje është ndaluar një kriminel nga Reçica e Madhe, i cili është kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë.

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA)- Nga policiia e Tetovës dje është ndaluar një kriminel nga Reçica e Madhe, i cili është kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë.
MPB-ja informoi se dje, rreth orë 11.30, me urdhër të policisë, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 44-vjeçarin H.I. nga Reçica e Madhe e Tetovës. Ai kërkohej me urdhër qendror për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e një muaj për veprën penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.
"Personi është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrekrues Burgu Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit", thonë nga policia. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s