• e premte, 22 nëntor 2024

Arrestohet kontrabanduesi, gjenden shtatë migrantë nga Siria

Arrestohet kontrabanduesi, gjenden shtatë migrantë nga Siria

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Një 30 vjeçar, banor i fshatit Gradoshorci, komuna e Vasilevës, I.M., mbrëmë rreth orës 19:40 në fshatin Kosturino të Strumicës, është arrestuar nga policia, i dyshuar se ka kryer veprën penale "kontrabandim me migrantë".

Në automjetin e tij u zbuluan shtatë migrantë nga Siria. I.M. është privuar nga zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Dojran i Vjetër në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje.

"Rreth orës 19:30 minuta në rrugën rajonale P-1401, në vendin e quajtur "Vallandovsko Bërdo", nëpunës policorë kanë dhënë shenjën për ndalesë të dy automjeteve "bmw", me targa të regjistrimit të Manastirit dhe të Shtipit, por automjetet nuk janë ndalur, pas së cilës në f. Kosturino automjeti “bmw” me targa të regjistrimit të Shtipit, të cilin e ka drejtuar I.M., është ndalur, kurse gjatë kontrollit janë gjetur shtatë persona migrantë nga Siria, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzim përkatës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 



 

QËNDRONI TË LIDHUR