• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mbledhje e Këshillit Qendror të LSDM-së

Mbledhje e Këshillit Qendror të LSDM-së

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) – LSDM sonte po mban mbledhje të Këshillit Qendror. Siç konfirmuan për MIA-n nga partia, një nga temat do të jetë përgatitja për kongresin e ardhshëm. 

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje në konferencë për media në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se në Kongres më 24 nëntor LSDM-ja do ta zgjedhë Këshillin e ri Qendror dhe Ekzekutiv, si dhe gjithë udhëheqësinë e partisë. Në kongres, siç paralajmëroi, do të diskutohet për politikat e ardhshme dhe veprimet e partisë. 

“Më 24 nëntor është caktuar Kongresi i LSDM-së në të cilin do të zgjidhet Këshilli i ri Qendror nga i cili do të dalë Këshilli i ri Ekzekutiv dhe e gjithë udhëheqësia e partisë, pas çka të gjitha aktivitetet do të përforcohen”, tha Filipçe. 

Gjatë kësaj, Filipçe potencoi se për momentin në LSDM po bëhet konsolidim i rëndësishëm dhe po punohet në mënyrë aktive në kthimin e besimit në parti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR