Një veturë është djegur në autostradën Veles - Shkup, nuk ka të lënduar
- - Në autostradën Veles - Shkup, sot pasdite pas orës 17 pas pikëpagesës Otovicë, ka shpërthyer zjarr në një veturë në lëvizje. Siç informuan për MIA-n, nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Velesit janë thirrur të intervenojnë në ora 17:05 dhe kanë shkuar menjëherë me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës dhe për një kohë të shkurtër kanë shuar veturën. Sipas tyre, nuk ka të lënduar.
- Post By Fitore Curri
- 21:37, 5 nëntor, 2024

Veles, 5 nëntor 2024 (MIA) - Në autostradën Veles - Shkup, sot pasdite pas orës 17 pas pikëpagesës Otovicë, ka shpërthyer zjarr në një veturë në lëvizje. Siç informuan për MIA-n, nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Velesit janë thirrur të intervenojnë në ora 17:05 dhe kanë shkuar menjëherë me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës dhe për një kohë të shkurtër kanë shuar veturën. Sipas tyre, nuk ka të lënduar.
Në Ndihmën e Shpejtë Veles, për MIA-n informojnë se ata nuk ishin thirrur. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s