• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen katër persona për të shtënat e djeshme para spitalit, po kërkohet edhe një person tjetër

Arrestohen katër persona për të shtënat e djeshme para spitalit, po kërkohet edhe një person tjetër

Tetovë, 12 janar 2024 (MIA) - Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për të shtënat e djeshme dhe plagosje të dy vëllezërve nga fshati Gajre i Tetovës, që ndodhi rreth orës 18 para Qendrës Urgjente dhe Spitalit Klinik në Tetovë. Policia po kërkon edhe një tjetër person.

"Nëpunës të policisë të SPB Tetovë mbrëmë në orën 23 e 10 minuta në Tetovë i kanë privuar nga liria R.T. (35) dhe M.T. (44) nga Tetova, ndërsa para kësaj edhe tetovaren 55-vjeçare Sh.E. dhe N.M. (39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje të tyre në të shtënat e djeshme me armë zjarri para Qendrës Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës, që ka ndodhur rreth orës 18 e 5 minuta, ndërsa në të cilin lëndime të rënda trupore (plagë me armë zjarri) kanë marrë A.M (41) dhe Z.M. (36) nga fshati Gajre i Tetovës. Për edhe një person ndërmeren masa për gjetjen e tij", informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski. 

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer mbikëqyrje komplete dhe po zbardhet dhe dokumentohet rasti, pas çka kundër të përfshirëve në këtë rast do të vijojnë parashtresa adekuate. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR