• e martë, 30 korrik 2024

Armata izraelite: Trazirat në bazat ushtarake e kanë anuluar debatin për hakmarrje kundër Hezbollahut

Armata izraelite: Trazirat në bazat ushtarake e kanë anuluar debatin për hakmarrje kundër Hezbollahut

Tel-Aviv, 30 korrik 2024 (MIA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se trazirat e krahut të djathtë në bazën ushtarake Sde Tejman në jug dje pasdite dhe në bazën Beit Lid në pjesën qendrore të vendit dëmtuan drejtpërdrejt sigurinë e Izraelit dhe i kanë anuluar diskutimet për hakmarrje kundër Hezbollahut libanez.

Hakmarrja kundër Hezbollahut pro-iranian po përgatitet për sulmin me raketa të së shtunës në qytetin e Druzisë, Maxhal Shams në Golan, ku janë vrarë 12 fëmijë.

Oficerët e IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), duke përfshirë shefin e Shtatmadhorisë, i kanë pezulluar bisedimet për t'u përballë me sulmet në bazat, raportojnë mediat izraelite.

Incidentet filluan pasi policia ushtarake arrestoi nëntë rezervistë në bazën Sde Teiman dje në mëngjes, me dyshimin se kishin abuzuar me një palestinez të ndaluar nga Gaza për disa javë në burgun e bazës.

Menjëherë pas kësaj, rreth 1.2000 aktivistë të krahut të djathtë, së bashku me disa deputetë ultranacionalistë, u mblodhën rreth bazës Sde Tekman që të protestojnë kundër hetimit ndaj rezervistëve dhe shumë u futën me forcë në bazë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR