• e martë, 26 nëntor 2024

Armata izraelite kumtoi se ka vrarë së paku 11 militantë në Kan Junis në 24 orët e fundit

Armata izraelite kumtoi se ka vrarë së paku 11 militantë në Kan Junis në 24 orët e fundit

Jerusalem, 27 janar 2024 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi se në 24 orët e fundit ka vrarë së paku 11 luftëtarë palestinezë në qytetin Kan Junis, që ndodhet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Në veprimet ushtarake në rajon morën pjesë aeroplanë izraelitë, tanke dhe trupa tokësore.

Forcat izraelite kumtuan se militantët kanë tentuar të vendosin mjete shpërthyese për të vrarë ushtarë izraelitë dhe kanë përdorur pushkë dhe minahedhës në luftime.

Izraeli e filloi operacionin e vet ushtarak në Rripin e Ggazës pasi që militantët e lëvizjes islamiste Hamas, e cila e kontrollon enklavën palestineze, kryen sulm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR