• e shtunë, 19 prill 2025

Armata izraelite dërgoi thirrje të re deri te civilët në Gazë të evakuohen nga "zonat e luftës"

Armata izraelite dërgoi thirrje të re deri te civilët në Gazë të evakuohen nga

Gazë, 19 mars 2025 (MIA) - Armata izraelite sot dërgoi thirrje të re deri te popullata në Gazë për t'u evakuuar nga zonat e rrezikshme të luftës në pjesën veriore dhe jugore të enklavës, një ditë pas bombardimeve intensive, në të cilat Hamasi kumtoi se jetën e kanë humbur më shumë se 400 njerëz.

Ky urdhër për evakuim ka të bëjë me rajonet Beit Hanun, Kirbet Kuza, Abasan al-Kabira dhe Abasan al-Xhadida.

"Në këto rajone armata i ka filluar operacionet e veta kundër grupeve terroriste", publikoi zëdhënësi i armatës izraelite në "Iks", duke ju bërë thirrje banorëve të strehohen në pjesën perëndimore të Rripit të Gazës dhe Kan Junis. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR