• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska - Bezhoska - Ageler: Banka Popullore kontribuon për qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe gëzon besim të lartë

Angellovska - Bezhoska - Ageler: Banka Popullore kontribuon për qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe gëzon besim të lartë

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në kushte të pasigurisë globale, politika monetare kontribuon me masat e saja për ruajtjen e qëndrueshmërisë së rrethinës makroekonomike në vend. Banka Popullore ka rol vital në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike, veçanërisht përmes përpjekjeve të saja për përballje me krizat e njëpasnjëshme gjatë katër viteve të kaluara, ishte theksuar në takimin mes guvernatores së Bankës Popullore (BP), Anita Angellovska - Bezhoska dhe ambasadores së SHBA-së, Anxhela Ageler.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i BP-së, i përbashkët ishte konkluzioni se profesionalizmi dhe përkushtimi janë gjithnjë në nivel më të lartë kur bëhet fjalë për Bankën Popullore. 

Në takim ishte theksuar edhe rëndësia e institucioneve të fuqishme dhe të besueshme, veçanërisht në kohë të krizave, kur duhet të merren masa për mbështetje të ekonomisë. 

"Me ndihmën e politikave të cilat i ndërmerr Banka Qendrore, inflacioni u vendos në shkallë njëshifrore, përderisa rezeravat devizore u rritën për 40 për qind, në krahasim me periudhën para krizës. Sistemi bankar është i qëndrueshëm, i kapitalizuar mirë dhe siguron mbështetje për qytetarët dhe firmat", theksoi Angellovska - Bezhoska. 

Një nga temat që ishin shqyrtuar ishte politika e tanishme monetare, e cila është vendosur në mënyrë adekuate, por, megjithatë, siç ishte theksuar, është e nevojshme ndjekja me kujdes e lëvizjeve inflatore dhe kujdesi i mëtutjeshëm lidhur me udhëheqjen e politikave makroekonomike. 

Guvernatorja Angellovska - Bezhoska shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën e merr vendi nga SHBA-ja në përmirësimin e kapaciteteve dhe në fuqizimin e rolit të institucioneve të shtetit. Guvernatorja dhe ambasadorja i shqyrtuan mënyrat për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit për shkak të sigurimit të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për shtetin tonë. fc/

Fotografia: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR