• e mërkurë, 22 janar 2025

Ministria e Financave: Një intervistë e rreme e ministres Dimitrieska Koçoska po shpërndahet në rrjetet sociale

Ministria e Financave: Një intervistë e rreme e ministres Dimitrieska Koçoska po shpërndahet në rrjetet sociale

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Ministria e Financave informon se sot në rrjetet sociale është shpërndarë një lajm i rremë ku transmetohet intervistë e rreme e ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, për të cilën është përdorur logoja e televizionit Kanal 5.

"Bëhet fjalë për një përmbajtje të krijuar të pavërtetë e cila përmban informata të rreme, qëndrime të pasakta dhe fotografi të ndryshuara, ndërsa i referohet një lloj sistemi të ri për rimbursimin e taksave", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave. 

Nga atje sqarojnë se bëhet fjalë për përmbajtje që nuk ishte nga Ministria e Financave dhe për të njejtën është ngritur kallëzim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR