• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellov: Aktive 14 zjarre, disa janë vënë qëllimisht

Angellov: Aktive 14 zjarre, disa janë vënë qëllimisht

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit janë shënuar gjithsej 46 vatra të hapura dhe zjarre pyjore. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve, 27 janë shuar plotësisht, pesë zjarre të rënda janë vënë nën kontroll dhe aktualisht janë aktive 14 zjarre.

Drejtori i Drejtorisë për Menaxhim me Kriza (DMK), Stojançe Angellov, përmes një video deklarate ka bërë të ditur se disa zjarre në vend janë vënë qëllimisht.

"Dje konstatuam paraqitjen e zjarreve të shkaktuara nga shkëndija në telat elektrikë. Ne do të paraqesim sërish kërkesë në EVN për të kontrolluar tensionin e telave, ndonëse një kërkesë të tillë e kemi paraqitur më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Për momentin nuk kemi prova, por MPB-ja po punon në terren dhe pres që grupet e tyre hetimore të dalin me të dhëna konkrete se çfarë i shkaktoi zjarret e djeshme që shpërthyen rreth orës 11:30 deri në orën 14:30. Në një hark kohor prej tre orësh patëm rreth njëzet zjarre të forta, të cilat thjesht për shkak të erës së fortë nuk arritëm të vendosnim shpejt kontrollin. Zjarret e tilla shkaktuan rrezik të madh për fshatrat dhe popullatën dhe fatkeqësisht kemi edhe një person të vdekur", tha Angellov.

Theksoi se zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës me mbështetje të ndërmarrjeve komunale publike, mekanizmit, popullatës lokale dhe një pjesë të zjarreve i kanë vendosur nën kontroll.

Në këtë moment është aktiv zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit tek fshatrat Tazhevë dhe Breznicë, krahi drejt PK "Jasen". Aktiv është zjarri edhe në territorin e Koçanit në fshatin Gllavovincë, i cili ka shpërthyer dje rreth mesditës. Aktiv është edhe zjarri afër Prilepit në fshatin Radobil, ndërsa në territorin e Prilepit ka edhe një zjarr tek fshati Dabnicë, i cili ka shpërthyer gjatë orëve të djeshme të pasdites.

Angellov bën thirrje deri te të gjithë qytetarët që posedojnë shtëpiza uikendi që të ndërtojnë një të ashtuquajtur rrip të butë rreth shtëpizave të tyre, ndërsa bujqve dhe blegtorëve të ndalojnë me djegien e brit dhe kullotave, sepse, siç theksoi, kjo mund të jetë tentativë për vrasje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR