• e mërkurë, 14 maj 2025

Prokuroria Publike e RMV-së: Veprimet pas inspektimit në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë në Bit Pazar

Prokuroria Publike e RMV-së: Veprimet pas inspektimit në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë në Bit Pazar

Shkup, 26 prill 2025 (MIA) - Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu një inspektim në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë pranë Bit Pazarit, njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga vendngjarja janë mbledhur gjurmët e ekspertizës. Mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Me urdhër të prokurorit publik, shtohet në kumtesë, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR