Andovski: Gjendja e të lënduarve është relativisht stabile, në vend janë duke u trajtuar 89 pacientë, ndërsa 76 janë transportuar jashtë vendit
- Gjendja e të lënduarve nga zjarri në diskotekën në Koçan është relativisht stabile, por nuk mund të thuhet se si do të jetë situata më tej sepse është ende herët, tha sot zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski në deklaratën për media.
- Post By Fami Bajrami
- 11:29, 18 mars, 2025

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Gjendja e të lënduarve nga zjarri në diskotekën në Koçan është relativisht stabile, por nuk mund të thuhet se si do të jetë situata më tej sepse është ende herët, tha sot zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski në deklaratën për media.
Në Kirurgjinë plastike ka 17 pacientë të hospitalizuar, në Toksikologji 13, Torakale 4, Traumatologji 2, Kirurgji pediatrike 4, KARMI 12, "Stara gradska" 12, Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” 18, Shtip 3, Pulmologji 2 ose gjithsej 89 pacientë në vend.
Gjithsej 76 pacientë janë transportuar për trajtim jashtë vendit. Të fundit mbrëmë janë transferuar në Kroaci, Slloveni dhe Vjenë nga dy dhe tre në Athinë.
Janë planifikuar më shumë transferime jashtë vendit. Në Vjenë, Poloni, Suedi, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji dhe Slloveni.
Kanë arrit mjekë nga disa vende të huaja. Mjekë nga Belgjika kanë qenë në terren dhe kanë bërë analiza ndaj të lënduarve me plagë më të rënda në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv. Nga Izraeli kanë ardhur disa dhe presim edhe disa të tjerë, do të shpërndahen në Qendrën klinike “8 Shtatori”. Kanë arrit nga 6 mjekë edhe nga Çekia dhe nga AMU -Beograd.
Andov kumtoi se nga gjashtë pacientë në Ankara pesë prej të cilëve fillimisht ishin intubuar, tani janë ekstubuar që do të thotë se gjendja e tyre është përmirësuar.
Foto: MIA