• e premte, 05 dhjetor 2025

Studentët e UCM-së nuk do të organizojnë tubim të madh, në nivel të fakulteteve do të shprehet respekt për viktimat në Koçan

Studentët e UCM-së nuk do të organizojnë tubim të madh, në nivel të fakulteteve do të shprehet respekt për viktimat në Koçan

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Kuvendi studentor universitar pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup njoftoi se nuk do të organizojnë tubime të mëdha, siç ishte paralajmëruar në fillim, ndërsa aktivitetet për shprehjen e respektit ndaj viktimave në Koçan do të organizohen në nivel të fakulteteve.

"Me qëllim shmangien e krijimit të turmave të mëdha në kohë kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në lokacione të tjera, tubimet e mëdha në kampuse nuk do të organizohen, siç ishte planifikuar në fillim. Aktivitetet për nder të viktimave në Koçan do të organizohen në nivel të fakulteteve, pas iniciativës së kuvendeve studentore në fakultete, ndërsa KSU-UCM do të ofrojë ndihmë logjistike", thuhet në njoftimin e KSU-UCM. 

Prej aty përsëritën se në tubimin e parë nga ana e tyre nuk ishte ftuar ministrja e Arsimit.

"Ministrja nga ana jonë nuk është ftuar të marrë pjesë, as të mbajë fjalim. Fjalimi i saj, vetë ngjarja, si dhe përmbajtja e saj, nuk ishin në rendin e ditës së ngjarjes. Vendimi jonë, për të cilën u votua me shumicë në mbledhjen më 16.03, ishte vetëm fjalimi dyminutësh i rektores në shenjë solidariteti dhe shprehje respekti", thonë nga KSU-UCM. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR