• e diel, 04 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot me diell dhe i ftohtë

Mot me diell dhe i ftohtë

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shumë periudha të diellit në pjesët veriore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i ftohtë. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -8 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 15 gradë. 

Në Shkup, kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë.

Sinoptikët paralajmërojnë periudhë të motit të qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat deri të premten kudo do të jenë nën zero, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje. Deri të premten do të fryjë erë mesatare, ndërsa nga e premtja erë jugore e cila në ditët e fundjavës do të jetë me intensitet të fuqishëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR