• e mërkurë, 05 mars 2025

Analizë për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e sistemeve tatimore dhe doganore

Analizë për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e sistemeve tatimore dhe doganore

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Shoqata për hulumtim dhe analiza (ZMAI) sot do të organizojë konferencë me temë "Integrimi rajonal përmes sistemeve më të mira tatimore dhe doganore të vendeve nga Ballkani Perëndimor".

"Qëllimi i konferencës është t'i promovojë rezultatet nga analiza jonë më e re, e cila e hulumton integrimin dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e sistemeve tatimore dhe doganore", kumtoi organizuesi.

Do të flasin përfaqësues nga institucionet dhe sektori privat dhe ekspertë të cilët kanë punuar në përgatitjen e analizës. Pas hapjes zyrtare të konferencës dhe prezantimit të rezultateve kyçe nga analizat, do të pasojë panel-diskutimi.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit "Ndërlidhja e vendeve nga Ballkani i Hapur përmes politikës së mirë tatimore dhe doganore", implementuar nga ZMAI, ndërkaq financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur - Maqedoni. ab/

Foto: ЗМАИ

QËNDRONI TË LIDHUR