• e diel, 05 janar 2025

"Ana e errët e Historisë romake" i bashkoi arkeologët nga Gjermania dhe Maqedonia e Veriut në Frankfurt

Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Zbulimet arkeologjike prej para miliona vitesh na shërbejnë të marrim më shumë përgjigje lidhur me zhvillimin e civilizimit dhe shoqërive, me mënyrën në të cilën ka funksionuar njerëzimi dikur. Frankfurti, përveç që është shtëpi e bankave të mëdha dhe shtëpive brokere, është edhe shtëpi e institucioneve të rëndësishme kulturore. Në Frankfurt janë të vendosura tre institucione shumë të rëndësishme, të cilat kanë një pikënisje të përbashkët. Të gjitha merren me arkeologji dhe para së gjithash, me kujdesin për trashëgiminë kulturore - Muzeu arkeologjik, Instituti arkeologjik gjerman dhe Laboratori konservues në Majnc.

Në zemër të Evropës, në Frankfurt, ndodhet Muzeu arkeologjik, i cili ka për qëllim ta hulumtojë, ruajë dhe transmetojë historinë e këtij qyteti, nga periudha neolitike deri në shekullin e hershëm të ri. Veprat të cilat janë të ekspozuara në këtë muze i informojnë vizitorët për kulturën e civilizimeve nga arkeologjia parahistorike, romake, mesjetare dhe ajo mëe reja e vetë Frankfurtit, por edhe të rajonit.

Muzeu arkeologjik është i vendosur në Manastirin e karmelit, por është ripërtërirë me arkitekturën më të re bashkëkohore. Në të vërtetë, vetë Manastiri i Karmelit ishte ndërtuar në vitin 1246. Përveç hapësirës së brendshme të dizajnuar në mënyrë unikate, ku ekspozohen veprat arkeologjike, në kuadër të muzeut ekziston edhe hapësira e jashtme ku organizohen argëtime të ndryshme muzikore dhe kulturore.

Muzeu arkeologjik - roje e historisë së qytetit

Muzeu rregullisht publikon hulumtime ekspertësh në fushën e arkeologjisë dhe ekspozitat më të reja, në publikimet e veta të cilat janë të kapshme për opinionin edhe në ueb-faqen e tyre.

Mu në këtë muze, më 17 dhjetor u hap ekspozita e Muzeut të Qytetit të Shkupit e titulluar "Ana e errët e Historisë romake". Ajo është rezultat i bashkëpunimit mes Muzeut të Qytetit të Shkupit dhe Institutit arkeologjik gjerman, të cilët kohë më parë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Në hapjen e ekspozitës morën pjesë mbi gjashtëdhjetë vizitorë dhe e njejta do të jetë e hapur deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Drejtori i Muzeut arkeologjik në Frankfurt, Volfgang Dejvid në deklaratë për MIA-n theksoi se shpreson se deri nëq ershor ekspozitën do ta shohin mbi një mijë vizitorë.

"Tani është periudha e festave të fundvitit, por megjithatë ekspozita do të jetë e hapur deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe presim deri atëherë ta vizitojnë mbi një mijë vizitorë. Gjatë vitit në muze kemi rreth 50 mijë vizitorë, jam optimist se të gjithë do ta shohin këtë ekspozitë. Për ne është me rëndësi që ekspozita të jetë e dukshme dhe vizitorët të nihen për zbulimin e varrezës masive në Skupi", porositi Dejvid.

Ekspozita jep pamje unikate të varrezës masive të ushtarëve të vrarë romakë në Skupi në periudhën romake dhe paraqet nxitje për hulumtim të mëtutjeshëm në këtë vend. Ajo u përgatit nga ana e të ndjerës Lençe Jovanova, ndërsa tani kurator është arkeologu Igor Kuzmanovski, i cili është i angazhuar për lokalitetin e Skupit.

Skupi është pikënisje interesante për hulumtimet arkeologjike edhe për Institutin arkeologjik gjerman

Instituti ndodhet në Frankfurt dhe ekziston tashmë 120 vite. Është formuar në vitin 1902, ndërsa punon në hulumtime arkeologjike në disa rajone, përfshirë edhe Ishujt britanikë, Skandinavinë, Evropën Qendrore, Ballkanin, Detin e Zi.

Edhe pse Instituti ekziston një periudhë të gjatë, me kalimin e viteve, zhvillimi i teknologjisë e ndryshoi mënyrën e punës. Zhvillimi i ri teknologjik ndikon dukshëm edhe në punën e arkeologëve.

Përfaqësues nga instituti arkeologjik gjerman në nëntor ishin për vizitë në Shkup, ku nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Memorandumi paraqet hap të parë në vendosjen e bashkëpunimit që do të jetë në nivel shtetëror mes Ministrisë së Kulturës dhe Instituti arkeologjik gjerman.

Në kuadër të vizitës së tyre në Shkup, ata realizuan takim edhe me prëfaqësues të Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq e vizituan edhe Skupin, ku po bëhen hulumtime të rëndësishme arkeologjike.

Në dhjetor, përfaqësues të Minsitrisë së Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut dhe drejtori i Muzeut të Qytetit të Shkupit, Pançe Vellkov realizuan vizitë në këtë Institut arkkeologjik gjerman në Frankfurt, ku mbajtën takim dhe biseduan për bashkëpunimin e mundshëm, posaçërisht në pjesën e hulumtimeve në Skupi.

Drejtoresha e Institutit arkeologjik gjerman, Kerstin Hofman, në deklaratë për MIA-n sqaroi se Instituti merret me zbulime arkeologjike në disa rajone, prëfshirë edhe Ballkanin.

Ajo përmendi se shpreson që bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, në të ardhmen, posaçërisht kur bëhet fjalë për studimin e Skupit, një prej qyteteve më të rëndësishme romake në Ballkan, ndërkaq i cili sot është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Lidhur me ekspozitën e quajtur "Ana e errët e Historisë romake" e cila është hapur në Muzeun arkeologjik në Frankfurt, Hofman tha se ekspozita shfaqë zbulime impresive dhe saktësisht siç tregon edhe titulli, e tregon mu anën e errët të Historisë romake, e cila më rrallë shfaqet në opinion.

Ajo përmendi se shpreson që në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të zbulimeve akoma më impresive nga Skupi.

Me teknologjinë më të re krijohen kopje nga gjetje të rëndësishme arkeologjike në Laboratorin e konservimit në Majnc 

Fokusi kryesor i Laboratorit të konservimit në majnc është të ruhen të gjitha zbulimet arkeologjike, përmes krijimit të kopjeve. Siç sqaruan të punësuarit në këtë institucion, 50 për qind e koleksionit të tyre të zbulimeve janë kopje. Teknologjia me të cilën përpunohen kopjet me kalimin e viteve vazhdimisht ka ndryshuar, por sot, pjesa më e madhe e kopjeve përpunohen nga silikoni.

Kopjet e zbulimeve nga ari dhe argjendi krijohen me ndihmën e një teknologjie më ndryshe, ndërsa për objektet të cilat janë me sipërfaqe të ndjeshme në laborator kanë skanerë të posaçëm 3D.

Të punësuarit në laborator thonë se masat për mbrojtjen e artefakteve janë parakusht për ruajtjen e tyre. Ata thonë se në parahistori druri ishte një prej materialeve më shpesh të përdorura.

Produktet përfundimtare nga ky laborator janë të kapshme edhe në muzetë në Gjermani.

Ajo që është posaçërisht me rëndësi për këtë institucion është që organizohen trajnime për studentët nga shteti i tyre, ndërkaq gjithashtu planifikojnë ta vazhdojnë procesin dhe të formohen trajnime edhe për studentë nga shtete të tjera.

Përfaqësuesit nga Minsitria e Kulturës dhe Turizmit së bashku me drejtorin e Muzeut të Qytetit të Shkupit e vizituan edhe këtë laborator, ndërsa në kaudër të vizitës gjithashtu u bisedua për bashkëpunimin e ardhshm të mundshëm me këtë institucion.

Bisera Trajkovska

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR