• e enjte, 13 qershor 2024

Ançeloti nuk tregon nëse Reali është favorit në finalen e LK

Ançeloti nuk tregon nëse Reali është favorit në finalen e LK

Madrid, 27 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti nuk deshi të tregojë nëse ekipi i tij është favorit për finalen e Ligës së Kampionëve. 

"A jemi ne favoritë? Nuk mendojmë për këtë. Borusia dëshmoi cilësi dhe meriton të jetë në finale. E dimë vetëm se do ta kemi shumë të vështirë dhe se do të duhet të luftojmë deri në fund", deklaroi Ançeloti në konferencë për media.

Më parë Ançeloti e komentoi përzgjedhjen e përbërjes së Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve me Borusinë.

"Kam një javë të mendohem, dukshëm kemi disa dyshime. Deri të premten do ta shijojmë këtë moment, finalen. Do të përgatitemi maksimalisht për këtë dhe do të bëjmë përpjekje të fitojmë në ndeshjen e së shtunës", tha Ançeloti.

Më 1 qershor Reali do të luajë kundër Borusia Dortmund në Londër në "Uembli" me fillim në orën 21. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR