• e diel, 22 dhjetor 2024

Alonso i lumtur me punën në Baer Leverkuzen

Alonso i lumtur me punën në Baer Leverkuzen

Leverkuzen, 21 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Baer Leverkuzenit, Çabi Alonso pranoi se është i lumtur në klub.

"I lumtur jam në punën time në klub dhe ndjej se kjo më plotëson. Punoj me mund këtu në Leverkuzen dhe tentoj të bëj gjithçka është e mundur që t'i përgatis lojtarët për çdo ndeshje. E di për interesin për mua nga ana e disa klubeve të mëdha, por në këtë moment nuk mendoj për hapin e ardhshëm", deklaroi Alonso për mediumet gjermane.

Spanjolli e ka ndërmarrë Baer Leverkuzenin në tetor të vitit 2022. Klubi në këtë moment është në krye të tabelës me 70 pikë nga 26 ndeshje.

Për Alonson interesohen disa ekipe të mëdha, ndërsa më konkretë për angazhimin e tij janë Bajerni i Mynihut dhe Liverpulli. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR