• e mërkurë, 03 korrik 2024

Aleksis Sançez mund të transferohet te Interi

Aleksis Sançez mund të transferohet te Interi

Milano, 21 gusht 2023 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota ka thënë se ish sulmuesi i "neroazurëve", Aleksis Sançez e ka njoftuar për dëshirën e tij të kthehet në klubin italian.

"Sançez dëshiron të kthehet këtu. Aleksis na dërgoi sinjale të qarta për dëshirën e tij për t'u rikthyer në Inter, është e vërtetë", citon Marota gazetarin Fabricio Romano.

Aleksis Sançez luajti për Interin nga gushti i vitit 2019 deri në gusht të vitit 2022. Së bashku me skuadrën fitoi kampionatin italian, si dhe Kupën dhe Superkupën e vendit. Kiliani ka pasur 109 paraqitje për Interin në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe 23 asistime.

Në sezonin 2022/23 Sançezi, ndryshe 34 vjeçar ka luajtur 44 ndeshje për Marsejin dhe ka shënuar 18 gola në të gjitha garat. Aktualisht e ka statusin e lojtarit të lirë.

Më 4 gusht u bë e ditur se Sançez mund të kthehet te Barcelona, për të cilën ai luajti nga korriku i vitit 2011 deri në korrik të vitit 2014. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR