Alarmi për bombë në Pallatin e drejtësisë në Kragujevc është i rrejshëm
- Pjesëtarët e ekipit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë pas kontrollit njëorësh në hapësirat e Pallatit të drejtësisë në Kragujevc kanë konstatuar se në ndërtesën nuk ka bombë dhe se alarmi që arriti rreth orës 8 të mëngjesit ka qenë i rrejshëm, bëjnë të ditur mediat serbe.
- Post By Fami Bajrami
- 10:24, 31 maj, 2024

Kragujevc, 31 maj 2024 (MIA) - Pjesëtarët e ekipit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë pas kontrollit njëorësh në hapësirat e Pallatit të drejtësisë në Kragujevc kanë konstatuar se në ndërtesën nuk ka bombë dhe se alarmi që arriti rreth orës 8 të mëngjesit ka qenë i rrejshëm, bëjnë të ditur mediat serbe.
Më herët, pas një denoncimi të rrejshëm, janë evakuuar punonjës të 11 institucioneve gjyqësore në Pallatin e drejtësisë në Kragujevc.