• e martë, 23 korrik 2024

Aktivë shtatë zjarre, në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 zjarre në ambient të hapur

Aktivë shtatë zjarre, në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 zjarre në ambient të hapur

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza në mëngjes njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave shtatë ende janë aktive.

Aktiv është zjarri në mes të fshatrave Selcë dhe Puhçe në komunën e Shtipit, ku digjet një pyll i përzier dhe zjarri në zonën e poligonit të armatës Krivollak drejt Penushit, ku ka “front” shumë të madh dhe po digjet bimësi e ulët.

Në komunën Makedonski Brod mes fshatrave Breznicë dhe Tazhevë po digjet pyll cilësor me pisha. Aty intervenojnë 15 punonjës të parkut kombëtar “Jasen”, të ndihmuar nga rreth 30 pjesëtarë të Ushtrisë, të cilët po luftojnë ditë e natë për të mos lejuar që zjarri të depërtojë në ambientet e mbrojtura të zonës “Jasen”. Dje, helikopteri i Armatës dy herë nuk ka mundur të intervenojë nga tymi i dendur.

Aktiv është edhe zjarri në komunë Çashkë mes fshatrave Gabrovnik dhe Mokreni, ku po digjet pyll i përzier dhe bimësi e ulët. Linja e zjarrit me ndërprerje të përkohshme dhe vatra më të fuqishme është e madhe deri në Mukos, mbi Bogomillë.

Zjarr ka edhe në fshatin Nebregovë në komunën Dollneni, ku po digjet bimësi e ulët, si dhe te fshati Gostirazhni. Bëhet fjalë për zjarr të transferuar nga fshati Bogomillë.

Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll janë shtatë zjarre, të cilat po bëhen tentime që të jenë në fazë të lokalizimit. Janë shuar 15 zjarre në ambient të hapur. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR